Ju është dobësuar bateria e telefonit? Veproni kështu për t’ia rritur jetëgjatësinë

Nëse dëshironi të rritni jetëgjatësinë e baterisë së celularit tuaj, atëherë ky artikull është për ju.

Auto & Tek

20/08/2018 10:41

Është absolutisht normale, që porta i mbushjes në celularin tuaj të mbledh pluhur dhe grimca të tjera përgjatë kohës.

Por shumë pak njerëz e dinë se pluhuri në portën e mbushjes mund të jetë njëri nga shkaktarët kryesor për “vdekjen” e pajisjes tuaj.

Për ta evituar këtë, pastrojeni celularin rregullisht. Vetëm merreni një shiringë të mbushur me ajër, futeni gjilpërën e saj në portën e mbushjes dhe injektojeni ajrin.

Kjo procedurë do t’jua mundësojë, që të hiqni lehtë pluhurin nga porta dhe të zgjasin jetëgjatësinë e celularit tuaj.