JR Smith mund të dënohet për secilën ndeshje në NBA, kjo është arsyeja

NBA ka paralajmëruar lojtarin e Cleveland Cavaliers se do ta denojë për çdo ndeshje nëse ai nuk e përfillë një kërkesë të çuditshme të ligës.

Sport

01/10/2018 23:40

Basketbollisti “kontravers” i Cavaliers para pak ditësh ka bërë një tatuazh të brendit “SUPREME”.

NBA ka thënë se në rast se lojtari nuk e mbulon tatuazhin gjatë ndeshjeve, ai do të dënohet me të holla pas secilës ndeshje.

Rregullat e Asociacionit nuk lejojnë lojtarët të bartin emrin e brendit. Kjo është arsyeja pse ai mund të dënohet.

Ylli i NBA nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të ligës, duke e cilësuar të pa nevojshëm. /Lajmi.net/