Jovetic po kalon në Bundesliga

Ish anëtari i Manchester City, Stevan Jovetic është afër një kalimi në Bundesliga.

Sport

07/01/2019 20:15

Sipas “Bild”, Schalke po e kërkon me çdo kusht transferimin e sulmuesit të Monaco, transmeton lajmi.net.

Sulmuesit e skuadrës nga Bundesliga kanë ngecur këtë sezon duke mos shënuar shumë gola.

Me përvojen e tij të fituar tek Fiorentina, Manchester City e Sevilla, Jovetic do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën e Schalke.

Dëshira e Schalke është që lojtarin fillimisht ta marrin në formë huazimi, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Kujtojmë se kontrata e reprezentuesit të Malit të Zi tek  Monaco skadon në vitin 2021. /Lajmi.net/