Jovetic dhuron brekët

Një tifoz fatlum i Manchester Cityt mund të jetë ndjerë sikurse ‘dhuratat’ e tij të ditëlindjes dhe Krishtlindjeve i erdhën përnjëherë pasi Stevan Jovetic ia dhuroi brekët e tij pas fitores 5:1 ndaj Tottenhamit. Shumica e futbollistëve zakonisht dhurojnë fanellat ose këpucët e tyre sportive, por sulmuesi Jovetic deshi t’i mbante ato, pasi shënoi golin…

Sport

30/01/2014 15:44

Një tifoz fatlum i Manchester Cityt mund të jetë ndjerë sikurse ‘dhuratat’ e tij të ditëlindjes dhe Krishtlindjeve i erdhën përnjëherë pasi Stevan Jovetic ia dhuroi brekët e tij pas fitores 5:1 ndaj Tottenhamit.

Shumica e futbollistëve zakonisht dhurojnë fanellat ose këpucët e tyre sportive, por sulmuesi Jovetic deshi t’i mbante ato, pasi shënoi golin e tij të parë në Premierligë për Citizens.

Por, ai e realizoi premtimin, pasi 24-vjeçari gjeti një alternativë tjetër për një tifoz të Cityt.

“Isha i ulur në bankinë dhe ai ishte afër meje. Më pyeti nëse mund t’ia jap fanellën, por pasi shënova golin tim të parë në Premierligë i thash se dua ta mbaj atë, andaj ia dhurova brekët”, deklaroi Jovetic.

Shpresojmë se me brekët, Jovetic e ka fjalën për ato të uniformës sportive.