Joshua zbulon se çfarë i tha Klitschkos para se ta mundte me nokdaun

Boksieri më popullor në media, Anthony Joshua, vazhdon të rrëfejë për meçin e karrierës së tij, kundër Wladimir Klitschko.

Sport

05/05/2017 19:31

Joshua të shtunën e javës së kaluar, bëri hap të rëndësishëm në karrierën e tij në boks, duke e mposhtur Wladimir Klitschkon, për t’u shpallur kampion bote në pesha të rënda.

27 vjeçari para 90 mijë tifozëve në ‘Wembley’, rrëzoi dy herë në tokë ukrainasin në raundin e 11-të, dhe se gjyqtari ta ndërpriste ndeshjen, kur pritej rënien për të tretën herë e 41 vjeçarit.

“Fola me Klitschkon, i thash se nëse më lejon të luftojë edhe raundin tjetër, do të të rrah. Dhe ai mu përgjigj se do të më nokautojë. Kjo ishte biseda e vetëm që patën në meç”, ka deklaruar Joshua./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6