Joshua – Wilder, boksieri amerikan jep e lajmin e madh

Anthony Joshua po kërkon një meç me Deontay Wilder.

Sport

12/12/2018 12:17

Është ky i fundit që ka konfirmuar se ekipi i boksierit britanik po i përgjërohet për një meç mes këtyre dy boksierëve, fituesi i të cilit do të shpallej kampion i unifikuar i botës në boks në peshat e rënda.

Anthony Joshua i mban titujt e IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tyson Furyt.

“Ata janë duke m’u përgjëruar tani”, ka deklaruar Wilder, kur është pyetur për meçin e mundshëm me Joshua.

2Ai po tenton të kontaktojë me mua papritmas, dhe menaxherët e tij po tentojnë të kontaktojnë me menaxherët e mi. Por, ai mund ta kishte pasur këtë mundësi. Ai kishte shumë mundësi”, ka shtuar ai.

Një meç i mundshëm mes Wilder dhe Joshua nuk mund të zhvillohet shumë shpejtë, pasi WBC ka caktuar tashmë meçin e radhës mes Wilder dhe Fury./Lajmi.net/