Joshua tregohet i madh, kjo është përgjigja e tij për Klitschkon

.

Sport

04/08/2017 19:33

Anthony Joshua ka falënderuar Wladimir Klitschkon.

Ky i fundit që një ditë më parë njoftoi largimin nga boksi, i ka dërguar një mesazh Joshuas, boksierit anglez nga i cili u mposht në muajin prill.

“Zemra ime është në paqe ndërsa ia kaloj pishtarin Anthony Joshuas – gjeneratës së re. Paç fat vëlla i vogël, jam krenar me ty”, ishte mesazhi i Klitschkos për Joshua.

Ky mesazh ka bërë që Joshua t’i përgjigjet Klitschkos, njëjtë duke e falënderuar.

“Respekt kampion që ndezëm skenën në muajin prill. Ju jeni të mirëpritur për të më këshilluar se si të mbaj këtë ritëm për 10 vitet e ardhshme”, ishte përgjigja e Joshuas për Klitschkos./Lajmi.net/