Joshua tallet me Wilderin dhe Furyn

Më 1 dhjetor do të përballen Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Sport

07/10/2018 15:11

Por, për përballjen e tyre ka folur Anthony Joshua, duke thënë se është boksier më i mirë se ata të dy.

“Unë jam kampioni i botës në peshën e rëndë, mbaj shumicën e titujve kampionë dhe jam një boksier më i mirë se dy të tjerët”, ka thënë Joshua, përcjell “lajmi.net”.

“Ata e dinë mjaft mirë se nëse nuk duelojnë me mua nuk do të jenë kurrë në një nivel me mua. Për mua nuk ka rëndësi se cili do ta fitojë duelin mes tyre, unë i pres të dy në ring dhe do t’i mund”.

“Ata e dinë gjithashtu se me mua do të bëhen të pasur, ndaj asnjëri nuk do ta anashkalojë duelin me mua në prill të 2019-ës”, ka përfunduar boksieri britanik. /Lajmi.net/