Joshua sulmon Furyn me një postim në Twitter

Anthony Joshua i ka bërë thirrje Tyson Furyt që të rikuperojë formën e mirë fizike për një meç mes tyre.

Sport

09/11/2017 12:42

Anthony Joshua ka kritikuar ish kampionin e botës në kategorinë e rëndë në boks, Tyson Fury.

Britaniku ka sulmuar Furyn me një postim ofendues në Twitter pas thirrjëes nga ky i fundit për një duel mes tyre.

Joshua i ka bërë thirrje Furyt që të rikuperojë formën e mirë fizike, përcjell “lajmi.net”.

Kështu, Joshua ka shprehur gatishmëri për t’u takuar me Furyn i cili është pa humbje në karrierën e tij por së fundmi nuk ka stërvitur duke shtuar peshë pas problemeve me depresionin dhe varësinë nga droga. /Lajmi.net/