Joshua – Povetkin, ja në sa ora do të fillojë dueli në Wembley

Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin takohen sonte në Wembley.

Sport

22/09/2018 09:30

Anthony Joshua takohet sonte me sfiduesin Alexander Povetkin në Wembley Stadium në Londër.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks zhvillon meçin e radhës ndaj Povetkin që ka shfaqur besimin se mund t’ia shkaktojë humbjen e parë në karrierë britanikut.

Si zakonisht, meçi kryesor i mbrëmjes do të jetë i fundit në program për sonte, përcjell “lajmi.net”.

Duke llogaritur edhe rrjedhën e dueleve tjera, dalja e boksierëve në ring pritet të ndodhë rreth orës 23:00. /Lajmi.net/