Joshua – Parker, kjo është befasia që do të ndodhë pas meçit në Cardiff

Në program janë edhe tetë parameçe dhe ndër to dueli më interesant është ai midis rusit Alexander Povetkin dhe britanikut David Price, që është meçi i fundit para atij kryesor.

Sport

31/03/2018 11:25

Meçi mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të startojë në orën 23:30 në “Principality Stadium”. Në të njëjtin stadiumku u përballën dhe Juventusit me Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.

Ai do të startojë rreth orës 23:30, duke bërë kështu një kompromis midis kërkesave të tregut në Britani të Madhe, Evropë dhe tregut në Shtetet e Bashkuara.

Në program janë edhe tetë parameçe dhe ndër to dueli më interesant është ai midis rusit Alexander Povetkin dhe britanikut David Price, që është meçi i fundit para atij kryesor.

Fituesit do të duelojë me Deontay Wilder, kampionin e botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC.

Pas meçit me Wilder do mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë në të gjitha versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF, IBO dhe WBO). Por si fillim të shijojmë këtë superduel të sotçëm.