Joshua – Parker, ja në sa ora do të fillojë meçi i kampionëve pa humbje

Anthony Joshua bokson sonte kundër Joseph Parker në Cardiff.

Sport

31/03/2018 08:48

Anthony Joshua ndeshet sonte me Joseph Parker në Principality Stadium në Cardiff.

Në ballafaqimin e kampionëve nga versionet WBO, WBA dhe IBF, do të ketë një fitues që do t’i marrë të gjitha.

Ballafaqimi pritet të fillojë jo më vonë se ora 23:00 por ekziston mundësia që të nisë edhe më herët, varësiësht nga epilogu i dueleve paraprake, përcjell “lajmi.net”.

Joshua dhe Parker ende nuk kanë pësuar asnjë humbje në karrierën e tyre si profesionist. /Lajmi.net/