Joshua në bisedime me kundërshtarin e ri

Anthony Joshua ka filluar bisedimet me kundërshtarin e ri.

Sport

23/11/2017 10:48

Joseph Parker mund të jetë kundërshtari i radhës për kampionin e boksit në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua.

Promotori Dave Higgins ka konfirmuar lajmin duke paralajmëruar se së shpejti mund të zyrtarizohet marrëveshja për një meç mes tyre.

“Për momentin jemi në 65 për qind të marrëveshjes”, deklaroi Higgings, promotor i boksierit nga Zelanda e Re. /Lajmi.net/