Joshua në bisedime me kundërshtarin e ri

Eddie Hearn ka konfirmuar negociatat për zhvillimin e një meçi mes kampionit të botës në boks kundër Joseph Parker.

Sport

11/01/2018 10:31

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn ka konfirmuar negociatat për zhvillimin e një meçi mes kampionit të botës në boks kundër Joseph Parker.

“Ne duam të arrijmë marrëveshje, sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Hearn pwr “Sky Sports News”, përcjell “lajmi.net”.

Joshua është në pritje të zyrtarizimit të kundërshtarit të parë për vitin 2018.

Britaniku është ende pa humbje në karrierën e tij si boksier profesionist në kategorinë e rëndë. /Lajmi.net/