Joshua – Klitschko, caktohet data e revanshit

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kanë caktuar datën e revanshit.

Sport

26/07/2017 09:51

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se 11 nëntori dhe Las Vegas janë data dhe lokacioni për rimeçin e duelit të madh të peshës së rëndë ndërmjet Joshuas dhe ukrainasit Wladimir Klitschko.

“Kam qenë në Las Vegas me Anthonyn. Kam aplikuar për licencën e promotorit të boksit në Nevada dhe ka shkuar mirë. Jam takuar me përfaqësuesit e MGM-së dhe të T-Mobile Arena. Vegas është favorit dhe 11 nëntori është data e caktuar”, ka deklaruar ai.

“Ndoshta duhen disa javë për të sjellë çdo gjë në vijë, por besoj se Klitschko do të pranojë meçin dhe besoj se Vegasi do të jetë destinacioni. Anthony Joshua ka qenë atje për dhjetë ditë dhe e ka shijuar kohën. Është njoftuar me zonën atje”, ka thënë Hearn.