Joshua kërcënon Klitschkon, tregon se në cilin raund do ta nokautojë

Anthony Joshua është deklaruar tejet optimist para meçit më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Sport

29/04/2017 19:32

Britaniku sonte në ‘Wembley’ do të kërkojë titullin e botës në peshat e rënda, ndaj ish kampionit të botës, Wladimir Klitschko.

Joshua që në 18 meçe të zhvilluara deri më tani ka arritur 18 fitore, ka parashikuar fitoren edhe ndaj ukrainasit 41 vjeçar.

Ai ka bërë të ditur se do ta nokautojë në raundin e shtatë Klitschkon.

Kujtojmë se Joshua nga të gjitha meçet e zhvilluara deri më sot, të gjithë i ka përfunduar para përfundimit të raundit të shtatë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy