Joshua ka një ultimatum për Wilder

Deontay Wilder ka dy javë kohë për të vendosur në lidhje me një ballafaqim me Anthony Joshuan.

Sport

30/05/2018 09:46

Anthony Joshua ka dhënë një ultimatum për Deontay Wilder, në lidhje me një duel mes tyre.

Wilder ka dy javë kohë për të vendosur në lidhje me një ballafaqim me Joshuan.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn tha: “Ne i kemi vendosur një afat 2-javor Wilder për të vendosur. Ne mendojmë se britania e Madhe është opsioni më i mirë për të zhvilluar këtë duel. Ne jemi gati të pranojmë një fitim më të ulët, por do të duelojmë në shtëpinë tonë”, tha Hearn, menaxheri dhe promotori I Joshua, që mban titujt e kategorine IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder mban titullin e kategorisë WBC.