Joshua godet Wilderin, kjo është deklarata e vitit

Anthony Joshua u bë kampion në versionin WBO mbrëmë pasi mposhti Joseph Parkerin pas 12 rundeve boks në Cardiff, për ta bashkuar brezin WBO me brezat që tashmë e mban, IBF, IBO dhe WBA.

Sport

01/04/2018 13:19

I vetëm brez që i mungon atij është ai i versionit WBC, që mbahet nga amerikani Deontay Wilder. Për trofeun që i mungon Jushua ka thënë se e mirëpret dhe do të jetë gati për të.

“E dua Wilderin. Ma sillni në ring Wilderin dhe do ta nokautoj dhe ta lë pa ndjenja. Eja Wilder zemër eja. Wilder duhej të ishte këtu sonte, por nuk është”, tha Joshuanë ring pas ndeshjes.

“Jo, nuk shkoj në Amerikë. Boksi britanik është më i miri dhe e përfaqëson jo vetëm këtë divizion por edhe peshat më të lehta”, ka thënë Joshua pas ndeshjes.

“Njerëzit kanë shkuar për ta shikuar boksin në Amerikë tërë kohë. Nuk kanë pse të shkojnë më. Mund të vijnë në Cardiff, apo Wembley. Do të qëndrojmë këtu”, përfundoi Joshua