Joshua – Fury nuk mund të ndodh, kjo është arsyeja

Një nga meçet më të forta në potencial, në boksin e kategorive super të rënda, duket nuk do të ndodh asnjëherë.

Sport

10/12/2018 22:59

Anthony Joshua dhe Tyson Fury nuk do të mund të përballen me njëri tjetrin, sipas fjalëve të Frank Warren.

Sipas promotorit të njohur të boksit, arsyeja është sepse Joshua nuk do të pranonte asnjëherë që fitimet të ndahen 50/50.

“Mund të bëhet, a mundët? Si mund të bëhet? Pala tjetër vazhdon të thotë se dëshirojnë një duel me Wilder. Nuk i kam dëgjuar asnjëherë të kërkojnë Tyson Furyn” ka thënë Warren për “IFL TV”, transmeton lajmi.net.

“Në fund do të jetë fituesi i Whyte – Chisora, e që me gjasë do të jetë Whyte që do të përballet me Joshuan në “Wembley” ka thënë tutje ai.

I pyetur nëse kushti i vetëm për të parë këtë ndeshje është që të ardhurat të ndahen 50/50, ai ka thënë: “Dëshironi ta shihni duelin? Kjo është ajo që do ta bënte të mundur.”

Me gjasë, Tyson Fury do të përballet me Deontay Wilder për revanshin e duelit të 1 dhjetorit. /Lajmi.net/