Joselu: Real – Atletico, kjo skuadër fiton në finale

Sulmuesi spanjoll i Stoke Cityt, Joselu, e ka favorizuar Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

23/05/2016 19:40

Joselu beson se Real Madrid do ta mposhtë Atletico Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar titullin e 11-të në këtë garë.

“Edhe pse Atletico është një skuadër me mbrojtje të fortë, lojtarët e Real Madridit janë shumë të mirë në finale. Besoj se Real Madridi do të fitojë në finale, jam i sigurtë”, deklaroi sulmuesi spanjoll.

“Madje, edhe nëse Atletico i shënon tre gola, Reali do t’i bëjë katër”, shtoi bashkëlojtari i Shaqirit, përcjell Lajmi.net.