Jose Mourinho tregon për situatën brenda skuadrës, thotë se mediet po ndikojnë për keq

Starti jo i mirë i sezonit për Manchester United ka bërë që kritika të shumta të adresohen drejt trajnerit dhe disa lojtarëve.

Sport

19/10/2018 21:05

Madje, për trajnerin Mourinho, gjërat shkuan aq larg, saqë u tha se do të shkarkohej menjëherë pas ndeshjes me Newcastle United, përcjell lajmi.net.

Trajneri portugez ka thënë se shkrimet e medieve po bëjnë dëm për skuadrën, pasi sipas tij kanë ndikim tek lojtarët.

Ai ka thënë se shkrimet e publikuara para ndeshjes me Neëcastle, kishin ndikuar shumë keq, pasi ai ka thënë se në përgatitjen para ndeshjes, lojtarët nuk dukeshin në disponim.

“Ata kanë rrjete sociale dhe lexojnë këto gjëra. Ju kam thënë se ai është problemi ynë.  Lërini ata ta shijojnë lojën” ka thënë Mou.

“Dikush duhet ta mbajë barrën dhe natyrisht se këtë do ta bëj unë. Nuk do t’i lë lojtarët e mi të bartin këso probleme. Natyrisht së më pengon. Jam njeri” ka përfunduar “The special one”.

Duket se fjalët motivuese të Mourinhos për lojtarët e tij nuk do të mbarojnë. Ai u tregua optimist për pjesën e mbetur të sezonit. /Lajmi.net/