Jose Mourinho, trajneri i parë që rrezikon të shkarkohet në sezonin e ri

Sezoni i ri në Premierligë nuk po fillon në mënyrën më të mirë për Jose Mourinhon.

Sport

08/08/2018 13:20

Forma e dobët e Manchester Unitedit në ndeshjet parasezonale dhe kritikat e Jose Mourinhos ndaj drejtuesve të klubit për lojtarët e afruar në tregun e transferimeve, kanë lënë përshtypjet se sezoni i ri nuk do të jetë më i miri për ‘Djajtë e Kuq’.

Gjitha këto kanë bërë që Jose Mourinho, të kuotohet nga bastoret si trajneri që rrezikon i pari shkarkimin në Premierligë.

Pas tij vjen Neil Warnock i Cardiffit.

Sezon më i sigurt e pret Pep Guardiloan, që renditet i fundit tek rreziku i shkarkimeve, me Jurgen Klopp që vjen menjëherë pas tij./Lajmi.net/