Jose Mourinho e gjen zëvendësuesin e Paul Pogbas

Vera 2018 mund të sjellë fundin e Paul Pogbas te Manchester United.

Sport

19/04/2018 23:18

Mesfushori francez nuk gëzon raporte të mira me trajnerin Jose Mourinho, i cili në ndeshjet e fundit jo pak herë e ka lënë në bankën e rezervistëve.

Mediet në Angli gjatë gjithë kohës kanë shkruar për raporte të tensionuara ditëve të fundit, duke spekuluar se e ardhmja e Pogbas është larg ‘Old Traffordit’.

Është Real Madrid dhe PSG që po monitorojnë këtë situatë, duke u përgatitur për hapje të bisedimeve me Manchester United.

Në rast largimi të Pogbas, Jose Mourinho tashmë e ka menduar pasuesin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin e Shakhtarit, brazilianin Fred, që është vetëm 25 vjeçar./Lajmi.net/