Jose Mourinho “bombardon” trajnerët tjerë pas fitores

Jose Mourinho iu ka dhënë një goditje të rëndë kritikëve.

Sport

24/05/2017 23:55

Trajneri i Manchester Unitedit dha një deklaratë interesante pas fitores në finale ndaj Ajaxit.

“Sot në futboll ka shumë poet, por ata nuk fitojnë shumë tituj”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ky është fundi i një edicioni të vështirë, por fund shumë i mirë. Jemi skuadra që ka fituar gjithçka në nivel klubesh”, shtoi portugezi.

Unitedi fitoi Ligën e Evropës duke mundur holandezët 2:0. /Lajmi.net/