Jorge Sampioli: Kjo është shumë e dhimbshme, jam i trishtuar dhe i frustruar

Jorge Sampioli është deklaruar shumë i trishtuar pas eliminimit nga Kupa e Botës

Sport

30/06/2018 19:15

Argjentina u mposht 4:3 nga Franca, duke humbur mundësinë për të triumfuar në Rusi.

Pas ndeshjes, trajneri Sampioli ka thënë se është i trishtuar, dhe se i vjen keq për lojtarët që kanë bërë përpjekje të madhe në këtë kompeticion.

“Kjo është shumë e dhimbshme, veçanërisht për lojtarët sepse kanë bërë një përpjekje të madhe”, ka deklaruar Sampioli pas ndeshjes.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë e ne nuk kemi arritur qëllimin tonë në Rusi”.

“Jam i trishtuar, jam i frustruar-mendoj se kjo është normale”./Lajmi.net/