Jorge Messi zbulon gënjeshtrën e madhe për sulmuesin e Barcelonës

Jorge Messi ka mohuar se biri i tij, Lionel, ka dhënë intervistë për revistën angleze ‘Coach’.

Sport

18/01/2017 14:52

Jorge Messi, babai i sulmuesit të Barcelonës, ka mohuar intervistën e yllit të madh për revistën angleze “Coach”.

Messi në të kishte konfirmuar planin për të mbetur në Barcelonë, ndërsa diskutoi edhe shumë tema tjera.

Por, ajo intervistë duket se është vetëm një trillim i madh.

“Nuk ekziston një intervistë e  tillë, është një gënjeshtër”, deklaroi Jorge për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Messi është bërë temë e nxehtë për faktin se ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, e vlefshme deri më 2018. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6