Jordan e frikshme pa grim

Dihet se grimi luan rol të rëndësishëm dhe e transformon tërësisht një femër. Pa ‘make-up’, ato mund të duken të frikshme. Këtë e vërteton edhe ylli i televizionit, britanikja Katie Price, më mirë e njohur si Jordan. Ajo dukej për mrekulli në të kaluarën, duke i mahnitur të gjithë me bukurinë dhe trupin e saj…

ShowBiz

10/01/2014 16:00

Dihet se grimi luan rol të rëndësishëm dhe e transformon tërësisht një femër. Pa ‘make-up’, ato mund të duken të frikshme. Këtë e vërteton edhe ylli i televizionit, britanikja Katie Price, më mirë e njohur si Jordan.

Ajo dukej për mrekulli në të kaluarën, duke i mahnitur të gjithë me bukurinë dhe trupin e saj tërheqës, sidomos me gjoksin e bujshëm, me të cilin ka ditur t’i çmend meshkujt.

Mirëpo, Jordan u pa të enjten mbrëma, së bashku me dy fëmijët e saj, Princess Tiaamii, 6, dhe pesëmuajshin Jett dhe 35 vjeçarja dukej e frikshme, pasi kishte vendosur të shfaqej natyrale, pa vendosur grim, në qendër të Londrës.