Jonuz Musliu për Sputnik: Presidentë kam Ramën e Thaçin, kryeqytet Prishtinën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka dhënë një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik ku ka folur për Shqipërinë e Madhe, të drejtën historike të shqiptarëve dhe për atë se si duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë dhe bashkë me to edhe Lugina e Preshevës.

Lajme

22/04/2017 12:16

Musliu ka dalur më mbështetje të deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçit për atë se nëse jo në Bashkimin Europian, atëherë shqiptarët duhet të bashkohen në një union.

Musliu është pyetur nga Sputnik se kush është presidentin i tij, Aleksander Vuçiq, Edi Rama, apo Hashim Thaçi.

“Është edhe Edi Rama edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Musliu për Sputnik, njofton Vesti Online.

“Pra Vuçiq nuk është presidenti juaj, përkundër se jeni qytetar serb?”, është pyetur Musliu, për t’u përgjigjur më pas; “Ai është serb, s’mund të jetë”.

I pyetur përse shprehet në këtë mënyrë kur ai zyrtarisht jeton në Serbi, Musliu është përgjigjur se vullneti i popullit të Luginës së Preshevës është që të jetojnë në Kosovë dhe se ai e konsideron për kryeqytet të tij Prishtinën.

Musliu ka treguar se diçka e tillë ishte vendosur edhe me referendum madje.

Sputnik: A nuk mendoni se deklarata të tilla janë kundër rendit kushtetues të Serbisë?

Musliu: Ky është vullneti i popullit. Unë kam qenë i veshur në uniformë ushtarake, ndaj nuk kam frikë për deklarata të tilla. Ky nuk është vetëm mendimi im, por i qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Sputnik: Pra besoni se s’po shkelni rendin juridik e kushtetues të Serbisë?

Musliu: Absolutisht jo.

Sputnik: Ju e dini që deklarata të tilla në vendet e Perëndimit cilësohen si tradhti ndaj vendit ku jetoni?

Musliu: Kjo nuk është tradhti. Komunat në jug të Serbisë janë konfiskuar me dhunë nga Kosova duke u aneksuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Sputnik: Për një deklaratë të tillë në Amerikë, për shembull, përfundoni në burg.

Musliu: Kushdo ka të drejtë të jetojë aty ku ai do dhe që të ketë mendimin e tij.

Musliu ka folur edhe për atë se Shqipëria e Madhe s’ka të bëjë vetëm me Luginën e Preshevës, por madje edhe me Nishin dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Por, që tani po flet vetëm për tri komunat shqiptare; Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Sputnik: Pra Nishi është i sigurt, ju (shqiptarët) nuk do ta prekni?

Musliu: Po (është i sigurt), tani për tani.

Por, Musliu ka thënë se më shqiptarët nuk futen në luftë dhe se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, por se bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë e tyre, njofton Klan Kosova.