Jonida Maliqi klip në Greqi (Foto)

Jonida Maliqi është duke qëndruar në bregdetin e Greqisë.

ShowBiz

15/07/2015 11:19

Ajo përmes një fotografie në Instagramin e saj ka bërë të ditur se në Greqi është për klipin e saj të ri.

Jonida është duke përgatitur një këngë solo, me të cilën rikthehet pas një kohe të gjatë, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja ka qenë e angazhuar edhe me fotosesione të ndryshme gjatë kësaj vere, dhe tani është gati për të nxjerrë projektin e saj më të ri që ende nuk ka publikuar ndonjë titull apo më shumë detaje rreth tij.