Jonida Maliqi, Eliza Hoxha e Soni Malaj në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”

Më 20, 21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë mbahet edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

ShowBiz

18/10/2018 18:59

Edhe ky vit ka mbledhur emrat e mëdhenj të skenës muzikore, të cilët konkurrojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong 2019”, shkruan lajmi.net

Mbrëmë u publikua lista e plotë e 22 artistëve konkurrentë të cilët janë mjaft të suksesshëm, përfshirë edhe Eliza Hoxhën, Jonida Maliqin dhe Soni Malajn.

Të tri këngëtaret shqiptare shquhen për vokalin e fuqishëm dhe projektet e veçanta që kanë sjell ndër vitesh.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të konkurrentëve të Festivalit.

1. Aurel Thellimi
2. Bojken Lako
3. Bruno Pollogati
4. Dilan Reka
5. Eliza Hoxha
6. Elona Islamaj
7. Elton Dedas
8. Eranda Libohova
9. Gjergj Leka
10. Grupi Alar Band
11. Jonida Maliqi
12. Kelly
13. Klint Çollaku
14. Klodiana Vata
15. Kujtim Prodani
16. Lidia Lufi
17. Lorela sejdini
18. Marko Strazmiri & Imbro
19. Mirud
20. Orgesa Zaimi
21. Soni Malaj
22. Vikena Kamenica

Kujtojmë që vitin e kaluar Eugent Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision e që u rendit në vendin e 11-të. /Lajmi.net/

YouTube player