Johny Depp viziton fëmijët në spital si Jack Sparrow

Depp ka vizituar spitalin e fëmijëve i veshur si kapiteni Jack Sparrow në ‘Piratët e Karaibeve’.

ShowBiz

07/07/2015 21:37

Aktori ka marrë pushim nga xhirimet e filmit më të ri të serisë ‘Pirates of the Caribbean’ për të vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin ‘The Lady Cliento’.

Fëmijën u ndjenë mëse të lumtur kur panë aktorin e ata madje bënë foto bashkë, transmeton Lajmi.net.

Ai ka shkuar nga dhoma në dhomë për të parë të gjithë fëmijët që nuk mundën të lëviznin nga shtrati dhe kjo ka bërë që Depp të lavdërohet tej mase nga mediat botërore. (Lajmi.net)