Johnson sulmon ‘ekspertët’

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Glen Johnson është kundërpërgjigjur ashpër ndaj të gjithë atyre që e kritikuan për paraqitjen e tij në barazimin 3:3 në udhëtim te Crystal Palace.

Sport

06/05/2014 10:09

Glen Johnson reagoi ashpër ndaj kritikave për mbrojtjen e tij pas kapitullimit të Liverpoolit në barazimin 3:3 në udhëtim te Crystal Palace të hënën mbrëma.

Reds lëshuan avantazhin prej tre golash në Selhurst Park, rezultat që ia zbeh shpresat e fitimit të titullit të kampionit në Premierligë.

Damian Delaney dhe dy gola të tjerë nga Dwight Gayle e detyruan Luis Suarezin të qajë pas ndeshjes, por Johnson ishte më agresiv.

“Absolutisht pa njohuri”, ishte një prej dy postimeve të tij në Twitter pas ndeshjes.

“Shumë ekspertë të divanit në futbollin e sotëm. Absolutisht nuk kanë ide për futbollin”, shkroi ai.

Mbrojtësi i djathtë u vërshua nga mesazhet menjëherë pasi Liverpool pësoi tri herë brenda 11 minutash.

Me tensionin e madh pas ndeshjes, reprezentuesi anglez vendosi të kundërpërgjigjet.