Johnny Depp tregon të vërtetën mbi gjendjen e tij shëndetësore

Nuk ka dyshim se është njëri ndër aktorët më të pëlqyer.

ShowBiz

05/06/2018 18:59

Pamjet e lodhura dhe të zbehta të aktorit të famshëm, Johnny Depp kanë ngjallur shqetësime në mesin e shumë fansave, duke aluduar në një sëmundje të tij, shkruan news, transmeton lajmi net.

Ylli i Hollywood-it ka qenë në një vizitë në Gjermani dhe askush nuk duhet të shqetësohet sepse shpërfytyrimi i tij ka lidhje me një rol që ai pritet të luajë së shpejti.

Depp është duke u përgatitur për projekte të reja, në të vërtetë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer “Richard Says Goodbye”, xhirimet e të cilit do fillojnë së shpejti.

Aktori i famshëm dikur ishte zgjedhur njëri nga meshkujt më të pashëm të botës, i cili është nominuar për tre çmime akademie, që nga fillimi i karrierës së tij në vitin 1984.

Depp mori dy herë titullin e lakmuar të “Sexiest Man Alive” të revistës People gjatë vitit 2003 dhe 2009. /Lajmi.net/