Johnny Depp me ishull personal në Greqi

Johnny Depp blen shull personal në Greqi.

ShowBiz

17/07/2015 18:36

Kriza e thellë dhe e stërzgjatur financiare në Greqi ka rënduar financat e vendit dhe ka rrëzuar përtokë çmimet, sidomos për pronat e paluajtshme.

Nga kjo po kërkojnë të përfitojnë edhe yjet e famshëm të Hollywood-it, që kanë shfaqur një interesim në rritje për të pasur “ishullin e tyre personal”.

Njëri prej tyre është edhe Johnny Depp. Raportohet se aktori amerikan ka blerë një ishull të vogël për 4.2 milionë euro në detin Egje. Ishulli ndodhet pranë Ksatelorizo, është i pabanuar dhe ka një sipërfaqje prej 200 metrash katrorë./TopChannel