Johnny Depp lihet nga gruaja disa ditë pasi i vdes nëna

Amber Heard ka nënshkruar për divorc nga aktori, 15 muaj pas martesës.

ShowBiz

26/05/2016 12:38

Përfundon martesa mes aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard.

Çifti është martuar para 15 muajsh, ndërsa janë takuar në vitin 2011, në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’, përcjellë lajmi.net.

Çifti nuk kanë fëmijë ndërsa Depp ka nënshkruar që të mos i japë përkrahje bashkëshortore, ndërsa atij i ka vdekur nëna pak ditë më parë./lajmi.net