Johnny Depp ‘heton’ vrasjet e Tupac dhe Notorious B.I.G.

Johnny Depp do të luajë rolin e detektivit Russell Poole në filmin e tij të ri, që do të tregojë mbi vrasjet e Tupac Shakur dhe The Notorious B.I.G.

ShowBiz

08/09/2016 14:29

Sipas “Screen Daily”, producentja Miriam Segal do të sjellë në ekranin e madh një përshtatje të librit “Labyrinth”, të autorit Randall Sullivan.

Përpara atakut në zemër në vitin 2015, detektivi Poole kishte dalë me teorinë se 3 oficerë policie dhe drejtori ekzekutiv i Death Row Records, Marion “Suge” Knight ishin përgjegjës për vrasjen e reperit 24-vjeçar.

Filmi “Labyrinth” do të ketë regjinë e Brad Furman, i cili ka qenë regjisor i “The Infiltrator”, “Runner Runner” dhe “The Lincoln Lawyer”.