Johnny Cash, sërish

Një album i ri i Johnny Cash do të publikohet vitin e ardhshëm nga trashëgimtarët e tij. “Jemi shumë të lumtur që e kemi zbuluar këtë material”, deklaroi John Carter Cash, djali i Johnny’t. “Thamë: ‘Perëndi, ky është një album i mrekullueshëm të cilin askush nuk e ka dëgjuar deri më tash’. Out Among The…

ShowBiz

11/12/2013 21:20

Një album i ri i Johnny Cash do të publikohet vitin e ardhshëm nga trashëgimtarët e tij.

“Jemi shumë të lumtur që e kemi zbuluar këtë material”, deklaroi John Carter Cash, djali i Johnny’t.

“Thamë: ‘Perëndi, ky është një album i mrekullueshëm të cilin askush nuk e ka dëgjuar deri më tash’.

Out Among The Stars, incizuar nga Cash në vitet 1981 dhe 1984, nuk ishte plasuar në treg nga Columbia, kompania e asokohshme e yllit të muzikës country.

12 këngët e këtij albumi u përfunduan para se Columbia t’ia anulonte kontratën Cash, për shkak se ai e kishte humbur popullaritetin e deriatëhershëm me daljen në skenë të zhanrit të ri – pop country.

Këngët dëshmojnë për periudhën kur Cash ishte në nivelet më të larta të këndimit.

“Zëri i tij është i përsosur”.

A.M.

 

Johnny Cash – Hurt