John Kerry sjell në Ukrainë 1 miliard dollarë

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka udhëtuar për në Ukrainë për t’u shprehur mbështetjen amerikane liderëve të rinj të vendit. Bashkë me solidarizimin, ai ka dërguar në Kiev edhe një pako 1 miliard dollarëshe të ndihmës për energji.

Bota

04/03/2014 15:31

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry udhëtoi të martën për në Kiev për të treguar mbështetjen e SHBA’ve për qeverinë e re të Ukrainës, ndërsa administrata e Obamas bëri të ditur pakon 1 miliard dollarëshe të ndihmës për energjinë për këtë shtet.

Zhvillimet e shpejta në këtë shtet bënë që SHBA’të të përgatisin sanksione për shkak të shqetësimeve se Moska ishte gati të dërgonte ushtrinë brenda territorit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Gjatë vizitës në Ukrainë, John Kerry planifikon të bëjë homazhe për dhjetra protestuesit e vrarë gjatë protestës anti-qeveritare të 20 shkurtit e cila kulmoi të nesërmen me largimin nga posti të Presidentit Vyktor Yanukovych.