John Kerry në Beograd: Jemi në luftë me ISIS-in

Jemi në luftë me ISIS-in dhe duhet të reagojmë dhe të jemi të vendosur për ta mundur, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili po merr pjesë në Këshillin XXII ministror të OSBE-së, që po zhvillohet në Beograd.

Lajme

03/12/2015 21:38

“Por, pa trupat në terren nuk do të mundemi ta përfundojmë qëllimin tonë”, theksoi ai.

“Nuk ka asgjë për të negociuar me ISIS-in”, shtoi Kerry.

“Shpreh ngushëllimet për qytetarët rusë të vrarë nga terroristët e ISIS-it dhe për të gjitha viktimat e tjera të këtij grupi xhihadist”, tha sekretari amerikan i Shtetit.

“Për të fituar kundër ISIS-it duhet patjetër një front kompakt”, shtoi ai.