John Kerry iu uron Bajramin besimtarëve myslimanë në Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry ka uruar homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj, kurse përmes tij edhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.

Lajme

27/07/2014 17:14

Në telegramin e urimit, sekretari Kerry, duke iu referuar përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe festës së Bajramit, thekson se shumë bashkëkombës të tij amerikanë do t’iu bashkohen myslimanëve në mbarë globin për të festuar përmbylljen e muajit të shenjtë Ramazanit, që simbolizon bamirësinë, komunitetin dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

“Si në shekujt e kaluar, komunitetet myslimane anekënd botës do të shënojnë këtë ditë duke ndihmuar më nevojtarët. Ata do të bashkohen në festim dhe të reflektojnë në bujarinë që kanë pasur fatin ta pranojnë. Pasuria dhe larmia e komuniteteve myslimane na përkujton lidhjet që na bashkojnë dhe na tubojnë të gjithë ne së bashku, duke forcuar urat e njerëzimit tonë të përbashkët”, shkruan Kerry në urimin dërguar Hoxhajt.