Joga përmirëson jetën seksuale – Lajmi.net
Joga përmirëson jetën seksuale
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 19:32, 10 October 2018
Interneti është plotë me artikuj që rekomandojnë jogën për një jetë më të mirë seksuale, e këtij pretendimi iu kushtua një hulumtim.

Një studim që u botua në  The Journal of Medicine Seksual zbuloi se joga mund të përmirësojë funksionet seksuale, veçanërisht në gratë mbi moshën 45 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Studimi shqyrtoi efektet e 12 javëve të joga-së në 40 gra që vetë raportuan se pas kësaj periudhe funksioni i tyre seksual ishte përmirësuar dukshëm në të gjitha aspektet si: dëshirë, zgjim, lubrifikim, orgazmë dhe kënaqësi.

Gratë u trajtuan në 22 paraqitje të jogave të cilat besohet se përmirësojnë muskujt thelbësorë të barkut, përmirësojnë tretjen dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

Por nga joga nuk përfitojnë vetëm gratë, një studim analog i udhëhequr nga Dr. Vikas Dhikav, shqyrtoi efektet e një programi joga prej 12 javësh për kënaqësinë seksuale të meshkujve.

Njëjtë si gratë edhe meshkujt vetë raportuan për një përmirësim të ndjeshëm në funksionin e tyre seksual.

Hulumtuesit gjetën përmirësime në të gjitha aspektet e kënaqësisë seksuale të meshkujve si: dëshira, kënaqësia e marrëdhënieve, performanca, besimi, ngritja, kontrolli ejakulativ dhe orgazma.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO