Joe Biden kandidat për president të Amerikës në vitin 2020?

Ish-zëvendëspresidenti i Amerikës, Joseph Biden mund të jetë kandidat për president të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Bota

30/04/2017 20:44

Ai me stafin e tij ka filluar për të planifikuar strategjinë brenda 18 muajve, në mënyrë që të vendos nëse është në pozitë të mirë për të kandiduar për president, raporton ‘Politico’.

Biden do të ishte 77 vjeçar në zgjedhjet e ardhshme, por që ai do ta vlerësoj nëse mund t’i bëj ballë pozitës së presidentit, transmeton lajmi.net

Këshilltarët e Biden kanë deklaruar se në këto momente aktivitet e tij po bëhen vetëm për ta mbajtur premtimin që të qëndrojë afër Partisë Demokratike.

I pyetur gjatë zgjedhjeve se pse nuk ka kandiduar, Biden u përgjigj: “Nuk kam ndonjë plan aktual, por nuk mund të them se nuk do ta bëj një gjë të tillë”. /Lajmi.net/