Joaquin e fiku televizorin te rezultati 3:1, e pabesueshme çfarë i ndodhi pas ndeshjes Barcelona – PSG

Joaquin Sanchez ka zbuluar atë që i ndodhi gjatë ndeshjes Barcelona – Paris Saint-Germain.

Sport

10/03/2017 10:25

Joaquin Sanchez ka pranuar se e ndërpreu shikimin e ndeshjes Barcelona – Paris Saint-Germain pas golit të Edinson Cavanit për rezultatin 3:1 në Camp Nou.

Por, atij i ndodhi një befasi kur ndeshja u mbyll 6:1 në favor të gjigantit katalan.

“E kemi lënë ndeshjen te rezultati 3:1, kur shënoi Cavani”, deklaroi Joaquin për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Kur më kanë njoftuar se përfundoi 6:1 isha i bindur se ishte e pabesueshme”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6