Joachim Low nuk është plotësisht i kënaqur me skuadrën

Gjermania mbrëmë ka regjistruar fitore me rezultat 2:1 ndaj  Perusë, megjithatë, selektori gjerman ende nuk është 100% i kënaqur.

Sport

10/09/2018 11:11

Pas ndeshjes ai dha një intervistë për “RTL”.

“Më vjen mirë që fituam. Ishte pjesa e dytë që dha një sinjal se lojtarët e duan fitoren.

Balanci nuk është 100%. Pas pushimit gjërat nuk ishin shumë të balancuara. Humbëm disa topa dhe kjo duhet të përmirësohet” ishin fjalët e Low.

Trajneri gjithashtu ka lëshuar lëvdata për Nico Schulz, Marco Reus e Timo Werner. /Lajmi.net/