“Jo vetëm Sami Lushtaku, por e gjithë PDK-ja po kërkon vota për mua”

Cili është angazhimi i Lushtakut në fushatën e Valdete Idrizi?

Lajme

14/11/2017 22:22

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, tha se anëtarët e kësaj partie janë është angazhuar për të kërkuar vota për të, shkruan rtv21.tv

“Ka dal zani se Sami Lushtaku ka me qenë kryetar, unë po e them sonte, as Shefqet as pa Shefqet. Kryetare e Mitrovicës do të jetë Valdetja. Jam kandidate e PDK-së jo e pavarur dhe jo vetëm Sami Lushtaku, por të gjithë ministrat, nënkryetari i Partisë Demokratike gjithandej kanë ardhur njerëzit me kërkua vota për Valdeten”, tha Idrizi në Debat Pernime.