Jo vetëm Note 7, edhe iPhone 7 eksplodon

Një iPhone 7 i tipit më të ri ka eksploduar rrugës për te pronari i tij. Ky incident ka ndodhur menjëherë pas problemeve me të cilat u përballën edhe përdoruesit e telefonit më të ri nga Samsung Note 7, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova. Fotografitë e iPhone’it që ka eksploduar ende pa u hapur janë shpërndarë nëpër internet. Ky telefon i mençur që u lansua në shtator, ka eksploduar duke djegur edhe pakon në të cilin ishte vendosur. Duket që diçka ka ndodhur gjatë transportimit të këtij telefoni nga fabrika deri te pranuesi, pa u përdorur asnjëherë. Nga fotografitë e publikuara në internet, shihet se telefoni është mjaft i dëmtuar nga eksplodimi.

Auto & Tek

30/09/2016 14:46

Një iPhone 7 i tipit më të ri ka eksploduar rrugës për te pronari i tij. Ky incident ka ndodhur menjëherë pas problemeve me të cilat u përballën edhe përdoruesit e telefonit më të ri nga Samsung Note 7, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Fotografitë e iPhone’it që ka eksploduar ende pa u hapur janë shpërndarë nëpër internet.

Ky telefon i mençur që u lansua në shtator, ka eksploduar duke djegur edhe pakon në të cilin ishte vendosur.

Duket që diçka ka ndodhur gjatë transportimit të këtij telefoni nga fabrika deri te pranuesi, pa u përdorur asnjëherë.

Nga fotografitë e publikuara në internet, shihet se telefoni është mjaft i dëmtuar nga eksplodimi.