Jo vetëm një, në dasmë të Labit kënduan këta këngëtarë

Moderatori Labinot Gashi dje kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me Qëndresa Bajramin.

ShowBiz

16/10/2017 09:14

Rrjetet sociale dhe mediet rozë kanë qenë të mbushura përplot me pamje nga dasma e tij, e cila ishte shumë e veçantë për faktin që ai zgjodhi të nusen ta marrë me tren, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ishte dasma e parë e organizuar për familjarë, Labi kishte ftuar edhe disa prej artistëve të cilët u kujdesën që atmosfera të jetë në maksimum.

Zakonisht në dasma një këngëtar kujdeset për t’i argëtuar të pranishmit, por në dasmën e Labit dhe Qëndresës nuk ndodhi ashtu, një numër i madh artistësh morën mikrofonin dhe i kënduan çiftit.

Shkurte Gashi, Big Mama, Meda, Sinan Hoxha, Dani, Buraku- Grupi Fama, Violeta Kajtazi, ishin disa prej artistëve që e ndezën atmosferën në maksimum, madje u këndua edhe me defa e tupana. /Lajmi.net/