Jo vetëm në Serie A, por edhe skuadrat në Evropë do t’ia kenë frikën Juventusit

Juventusi ka marr një lajm fantastik.

Sport

15/10/2018 15:47

Douglas Costa do të jetë në dispozicion për Juventusin në ndeshjet e ardhshme.

Ylli brazilian ishte suspenduar me katër ndeshje pasi e pështyu në fytyrë lojtarin e Sassuolos, Federico di Francesco, përcjell “lajmi.net”.

Por, Douglas Costa do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Juventusit, ndërsa sulmi i torinasëve do të jetë vërtetë i frikshëm.

Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Douglas Costa, janë opsionet e ‘Zonjës së Vjetër’ për fazën ofanzive.

Kujtojmë se deri më tani, Juventusi i ka fituar të gjitha ndeshjet në Serie A dhe ato në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/