Jo, vetëm femrat! Këta janë meshkujt më të pashëm të estradës

Jemi mësuar të flasim shumicën e kohës për femrat e estradës, e gjithmonë t’i mbajmë në qendër të vëmendjes. Por, padyshim që edhe meshkujt nuk janë të paktë.

ShowBiz

01/09/2018 14:49

Madje shumë prej tyre kanë rrëmbyer zemrat e publikut e sidomos zemrat e gjinisë së butë, shkruan lajmi net.

Disa i ka bërë të veçantë stili, e disa të tjerë zëri. Ka edhe nga ta që i ka bërë unik e tërheqës edhe bukuria. Meqë janë aktiv edhe në rrjete sociale ata mbajnë të informuar ndjekësit e tyre për më të rejat nga ta, pa lënë anash komentet pozitive e nganjëherë edhe kritikat që marrin.

Lajmi.net, ka përzgjedhur pesë artistët meshkuj që konsiderojmë se janë ndër meshkujt më tërheqës e më të dëshiruar nga estrada si në stil e gjithashtu edhe në dukjen e tyre.

Ledri Vula, Butrint Imeri, Gjiko, Ghetto Geasy dhe Capital T janë vetëm disa prej këngëtarëve që janë në fokus të mediave rozë.

Ledri Vula

Ledri Vula padyshim që bën pjesë në listën e meshkujve më të kërkuar nga publiku e veçanërisht nga femrat. Karriera e tij shumëvjeçare ka bërë që të pëlqehet tejet mase nga opinioni i gjerë. Ai është i pranishëm edhe në shumë koncerte e që pothuajse gjithmonë është në qendër të vëmendjes. Madje, lirshëm mund të thuhet se kohëve të fundit është reperi më i kërkuar në treg. Ndonëse u përfol shpesh për lidhjet e dashurisë me fytyra të njohura publike, Vula deri më tani nuk ka deklaruar asgjë për statusin aktual të tij. Kjo verë ka qenë mjaft e ngjeshur dhe me shumë përfitime për reperin kosovar.

Butrint Imeri

Kur jemi tek artistët e pashëm dhe mjaft simpatikë nuk ka si të mos hyjë, këngëtari Butrint Imeri. Edhe pse nuk ka shumë kohë që është pjesë e skenës muzikore, Imeri ka arritur të rrëmbejë zemrën e të gjithëve. Me punën e palodhshme, talentin dhe dashurinë e madhe që ai ka për muzikën, ka sjell këngëtarin e kompletuar me paraqitje të denjë në skenën tonë. Pas sukseseve në Gjermani dhe Evropë ai ka debutuar edhe në tregun shqiptar ku po korr suksese të njëpasnjëshme. “Ma cherie” dhe “Alea”, janë vetëm dy këngët e reja të Butrintit që kanë thyer rekord shikueshmërie në Youtube.

Gjiko

Asdren Gjikolli apo siç njihet për publikun, Gjiko po pëlqehet mjaft shumë nga publiku. Këngët e tij të njëpasnjëshme dhe mjaft ritmike kanë bërë që të ketë suksesin e dëshiruar nga fansat. Kjo e fundit “Si Bugatti” me Skerdin u komentua aq shumë, e posaqërisht vallëzimi i reperit i cili u bë viral në rrjetet më të frekuentuara sociale. Sa i përket jetës private Gjiko vazhdon të shijojë lidhjen e dashurisë me prezantuesen, Elita Rudi të cilët priten të martohen së shpejti. Kujtojmë që dyshja u fejuan në qershor të këtij viti pas propozimit që iu bë Elitës, nga reperi.

Ghetto Geasy

Reperi, Ghetto Geasy jo më kot e quan veten ‘MMV'(Ma i madhi në vend). Që nga fillimi i karrierës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me stilin unik dhe me markat e shtrenjta që posedon. Meqë nuk është shumë i hapur për fansat, Geti vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë për çka edhe pëlqehet nga publiku. Edhe këtë verë ai ka qenë i angazhuar nëpër mbrëmje të ndryshme rreth trojeve shqiptare ku aktualisht po jeton në Shqipëri. Në shtator të vitit të kaluar ai i dha fund beqarisë duke u martuar me prezantuesen e njohur, Marina Vjollca. Përkundër kësaj, ai ende është lideri i grupit ‘BabaStars’, përfshirë: Majkin, Onatin, Agon Amigën etj.

Capital T

Capital T po ashtu është në listën e fytyrave më simpatike dhe shumë mashkullore i cili josh shumë femra mbarë vendit shqiptarë. Me këngët që ka lansuar ai është shembull inspirimi për shumë artistë të rinj nga të cilët po pëlqehet mjaft shumë. Trimi po vazhdon me prurje të reja të cilat kanë rezultuar në suksese të mëdha, duke mos lënë anash as koncertet dhe mbrëmjet e shumta. “O ma”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ai për këtë kohë sezonale që ka mbledhur mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube.

Duke i kompletuar të gjitha së bashku ata lënë shumë për të dëshiruar nga ana e publikut dhe nga muzika që ata bëjnë. Para se gjithash, janë inspirim për të rinjët si në muzikë, stil e po ashtu edhe në pamje./Lajmi.net/

E.SH