Jo vetëm Bora dhe Klaudia, këto janë katër prezantueset e tjera të ‘Këngës Magjike’

Sonte është duke u mbajtur nata e dytë e edicionit të 20-të, të festivalit “Kënga Magjike 2018”.

ShowBiz

06/12/2018 23:47

Këtë vit përkrah moderatorit, Ardit Gjebrea janë edhe dy bukuroshet e njohura shqiptare, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Gjebrea me anë të një lidhje direkte ka kujtuar prezantueset e dikurshme përfshirë: Armina Mevlanin, Olta Gixharin, Elia Zaharia dhe Valbona Selimllari.

Teksa flisnin së bashku, Arditi i ka ftuar ato sërish që të jenë në natën finale të ‘Këngës Magjike’, që mbahet të shtunën më 8 dhjetor.

Siç shihet, Arditi të shtunën do të ketë gjashtë moderatore. /Lajmi.net/